Ka nisur zbatimi i amnistisë penale në burgjet e vendit. Kështu, në burgun e Fierit kanë përfunduar ulje dënimi 210 të dënuar, ndërkohë 104 kanë fituar lirinë. Po ashtu vendimi është zbatuar dhe në institucionin e ekzekutimit të veprave penale Kosovë, Lushnje.

Mësohet se 127 të dënuar kryesisht për vepra të lehta penale kanë përfituar nga amnistia në këtë institucion.

Prej orës 8 të mëngjesit kanë nisur procedurat e lirimit të të burgosurve që përfituan nga amnistia.

Sipas të dhënave përfundimtare të raportuara nga IEVP-të, 553 persona të dënuar përfituan lirim të menjëhershëm, ndërsa 863 persona të dënuar përfituan zbritje të dënimit, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 57/2026.

Lushnja – 127 të liruar
Fieri – 104 të liruar
Reçi – 101 të liruar
Rrogozhina – 94 të liruar
Korça – 60 të liruar.

NJOFTIM PËR SHTYP

Përfundon me sukses zbatimi i amnistisë në sistemin e ekzekutimeve te vendimeve penale.

Në zbatim të ligjit nr. 57/2026, “Për dhënie amnistie”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve përfundoi sot me sukses procesin e zbatimit të amnistisë penale në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), pas ndërmarrjes së të gjitha procedurave administrative dhe ligjore të nevojshme për garantimin e një zbatimi të njëtrajtshëm në të gjithë vendin.

Procesi u zhvillua në koordinim të plotë me të gjitha institucionet penitenciare, duke respektuar me rigorozitet kriteret dhe procedurat e përcaktuara në ligj.

Sipas të dhënave përfundimtare të raportuara nga IEVP-të, 553 persona të dënuar përfituan lirim të menjëhershëm, ndërsa 863 persona të dënuar përfituan zbritje të dënimit, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 57/2026.

Zbatimi i amnistisë në të gjitha institucionet penitenciare u përmbyll pa problematika, duke garantuar rendin, sigurinë dhe respektimin e plotë të procedurave ligjore. Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe të IEVP-ve ishin të angazhuara gjatë gjithë procesit për të siguruar një administrim korrekt dhe transparent të çdo rasti.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh vlerësimin për angazhimin dhe profesionalizmin e të gjithë punonjësve të sistemit penitenciar, të cilët kontribuan në realizimin me sukses të këtij procesi me rëndësi të veçantë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: