Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh”, Mimoza Mevlanin, nënën e modeles dhe blogeres Armina Mevlani, e cila është partnerja e Shkëlzen Berishës.

Pak kush e di se Mimoza Mevlani ka qenë valltare e Ansamblit të Ushtrisë dhe titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti e ka marrë pikërisht për këtë arsye.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se dekorimi ka ardhur për kontributin e Mevlanit si valltare dhe koreografe e Ansamblit të Ushtrisë.

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 20/10/2016, nr. dekreti 9772 zonjës Mimoza Mevlani (Shaba) Titullin ‘Mjeshtër i Madh’ me motivacionin: ‘Për punën e shquar dhe vlerat e veçanta artistike të demonstruara si valltare dhe koreografe pranë Ansamblit të Ushtrisë; krahas kontributit të çmuar dhënë në përgatitjen dhe pjesëmarrjen e ekipit të vajzave shqiptare në Gjimnastradën e 14-të Botërore, si dhe në vlerësim të veprimtarisë së saj të vyer prej aktivisteje të spikatur shoqërore’”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb