TIRANE
Blogerja e njohur Armina Mevlani ka thyer heshtjen lidhur me incidentin e para pak ditëve më parë kur vjehrri i saj Sali Berisha u godit gjatë një proteste. Ajo deklaroi në “Goca & Gra” se nuk ka dashur t’i tregojë ndjenjat personale në rrjete sociale, pasi situatën nuk e kanë përjetuar mirë.

Armina u shpreh se e gjitha ka qenë diçka e organizuar dhe se autori është shtyrë nga dikush tjetër.

“Nuk e kemi përjetuar mirë, sepse imagjino që shkon përtej politikës. Përtej sulmit fizik që do të më vinte keq për çdo politikan që do të përballej në atë formë. Sepse nuk goditet vetëm një politikan por të gjithë ata që kishin dalë atë ditë në krah të tij. Ne si familje shqetësohemi për shëndetin e tij. Ajo që më prek është fakti që jam 100% e bindur që ka qenë diçka e organizuar, pasi nuk mendon që ka një person që del për qejf…

Arsyet politike që nuk e pëlqejnë që aty ka pasur mijëra njerëz pas tij. Sigurisht që arsye ka. E para punës një person nuk del pa një telefon dhe kartë identiteti pa e planifikuar këtë gjë. Thanë që është person me probleme mendore ndërkohë që nuk ka një dokument që e provon këtë gjë. Ai nuk e ka një të tillë nga një klinikë shtetërore, e cila njihet. Për më tepër që është pajisur me patentë në vitin 2022″, tha Armina.

Armina prej gati 10 vitesh është në një lidhje me Shkëlzen Berishën, me të cilin u kurorëzua në shtator të këtij viti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: