Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka dekretuar ligjin për amnistinë e të burgosurve. Të burgosurit do të mund të përfitojnë nga 15 janari i vitit 2017.
Nga amnistia do të përfitojnë rreth 670 të dënuar, 15 prej të cilëve janë gra. Nga ligji për amnistinë përfitojnë të dënuar me vepra të lehta penale.
Amnistia u miratua vetëm me votat e mazhorancës pas një seance maratonë të zhvilluar më 22 dhjetor. Opozita braktisi votimin me argumentin se amnistia ishtë e ideuar nga kryeministri Edi Rama dhe synonte të falte zyrtarët e korruptuar.
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha gjatë Komisionit Parlametar të zhvilluar 1 javë më parë se Qeveria parashikon që amnistia të përfshijë rastet e të dënuarve deri në 2 vjet.
Duke u ndalur tek kategoritë që nuk përfitojnë nga amnistia, ministri i Drejtësisë tha se nuk ka kuptim që të amnistohen hajdutët apo të dënuarit për vrasje.
(e.f/ BalkanWeb)
