Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka pranuar se ka bërë disa gabime gjatë detyrës së tij.
Gjatë një interviste me gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”, kreu i shtetit pranoi se në pesë vite të ushtrimit të detyrës së tij gabimet nuk kanë qenë të pakta.
Ai pranoi se ka bërë gabime sidomos për sa i përket çështjes së emërimit të disa gjyqtarëve dhe ambasadorëve. “Pa diskutim kam bërë, jo vetëm një por shumë gabime. Ndoshta disa emërime dhe propozime, kryesisht në Gjykatën Kushtetuese ndoshta, mundet ose në shërbimin diplomatik, ambasadorë” tha Nishani.
Presidenti i Republikës gjithashtu se ka “konstatuar më pas se kam qenë i gabuar në mënyrën se si do të përmbushte i emëruari përkatës detyrat dhe përgjegjësitë ndaj vendit”.
(e.f/ BalkanWeb)
