TIRANE- Presidenti Bujar Nishani do të zhvillojë takime konsultative me përfaqësues të Shoqërisë Civile për ligjin e mbetjeve. I pyetur lidhur me qëndrimin që do të mbajë lidhur me këtë ligj, gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e Kosovës, Kreu i Shtetit tha se Presidenca do të ketë një qëndrim konkret lidhur me këtë ligj.

Por Nishani në fjalën e tij theksoi se në interes të Presidencës është që të gjendet një zgjidhje ku interesi i qytetarëve të prevalojë, duke lënë të kuptohet se ligji i mbetjeve mund të rikthehet në Parlament.

“E sigurtë është që do të ketë një qëndrim. Aktualisht specialistët dhe këshilltarët juridikë janë duke punuar. Po përgatisin një takim konsultues me përfaqësues të shoqërisë civile. Është shumë e rëndësishme që çështje të tilla madhore ne t’i fokusojmë në zgjidhje të interesit të publikut. Mendoj se nuk do të ketë një zvarritje për këtë çështje. Mendoj se për çështje të tilla madhore të këtë një konsultim të gjerë. Çështje të tilla që kanë sensibilitet e ndjeshmëri ë madhe, duan angazhim, dhe ne do ta trajtojmë me sa më shumë përfshirje të jetë e mundur”, tha Presidenti Nishani.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb