PRISHTINE- Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, deklaroi sot se partnerët e koalicionit po i marrin një deputet në tavolinë Partisë së Ramush Haradinajt. Ndonëse nuk ka sqaruar se pse po ndodh një gjë e tillë, ai shtoi se PDK dhe NISMA po kalkulojnë dhe nuk po i tregojnë emrat e Ministrave të rinj.
“Veç AAK i ka caktuar ministrat dy dite para seancës! Partneret të tjerë, ende janë duke kalkuluar. Nuk e di se çka do te ndodhe deri ne fund, por nuk është e ndershme nëse AAK-se do t’i merret një deputet ne tavoline!”, ka thënë Nitaj, shkruan Express.
AAK ka caktuar Pal Lekajn dhe Rrustem Berishën për Ministra të rinj në Qeverinë e Kosovës derisa PDK e NISMA ende s’e kanë bërë një gjë të tillë.
(ed.me/BalkanWeb)