NGA ORNELA MANJANI

TIRANE
– ALUIZNI bën publik listën me 1404 personat që kanë ndërtuar pa leje dhe kanë gati lejen e legalizimit. Për fituesit janë në Durrës në njësinë administrative Katund i Ri, e cila është një zonë thuajse e tëra me ndërtime informale.

“Kjo zonë u trashëgua nga viti 2013 vetëm me 20 legalizime të kryera. Ndërkohë që procesi i legalizimit për gjithë zonën rezultonte ende i panisur e i mbetur në fazën fillestare të aplikimit të qytetarëve me mungesë totale të shërbimit të procedurave të përditësimit teknik në terren. Praktikisht procesi i procesi i legalizimit në nëntor 2013 u gjet në pikën zero. Të gjitha dosjet e ndërtimeve informale në territorin e Katundit të Ri, iu nënshtruan pikë së pari inventarizimit të tyre. Ndërkohë, grupet tona të terrenit, filluan edhe procedurën e matjeve në terren, shërbim ky i munguar totalisht në këtë zonë”-bën të ditur zyra e ALUIZNI-t Durrës.

Sipas ALUZINI-t ka përfunduar procesi i legalizimit në të gjitha njësitë administrative që rrethojnë bashkinë Durrës dhe është drejt përfundimit procesi në njësitë administrative Xhafzotaj dhe Sukth. “ALUIZNI Durrës, po sipas parimit të legalizimit me blloqe kadastrale ka filluar kryerjen e procedurave të legalizimit të ndërtimeve pa leje në territorin e njësive administrative Sukth dhe së shpejti përfundon procesi i legalizimit edhe në zonën e Sukthit. Me këtë ritëm, ne mendojmë që deri në vitin 2017, do ta përfundojmë procesin e legalizimit të ndërtimeve informale në të gjitha zonat informale të Bashkive Durrës dhe Shijak”-bën të ditur ALUIZNI.

Për pajisjen me tapi të personave që kanë ndërtuar pa leje me ndryshimet e fundit në ligj do të bashkëpunojë ALUIZNI dhe ZRPP-ja pa qenë nevoja të aplikojë vetë përfituesi. ALUIZNI dorëzon në ZRRP: verifikimin e gjendjes juridike të pronës ku janë ngritur ndërtimet informale, përditësimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, kartelave dhe hartave kadastrale, sipas blloqeve kadastralë ku janë ngritur ndërtimet informale dhe regjistrimin e lejes së legalizimit dhe të pasurisë së legalizuar.

Emrat i gjeni në numrin e sotëm të “Gazeta Shqiptare” (Print)

(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: