Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga ndalimi i koalicioneve në Kushtetutë duke theksuar se ato do të formulohen në ligjin zgjedhor.

Rama thotë se fjalia në Kushtetutë që thotë ‘’ndalim i koalicioneve parazgjedhore’’ nuk do të thotë që ato hiqen.

Ai shton se nisma është modifikuar në process dhe është siguruar ndër të tjera heqja e pragut 5%.

‘’E kam thënë, nisma është modifikuar në proces. Nisma e deputetëve të opozitës parlamentare që kërkonin listat e hapura, ndalimin e koalicioneve, pragun. Kemi kërkuar fleksibilitet. Heqja e asaj pjese në Kushtetutë, ku përcaktohet si rregullore formula e koalicioneve nuk do të thotë heqja e koalicioneve. Do të formulohen në ligjin zgjedhor. Edhe pragu 5% është hequr. Kemi dhe hapjen e listave. Jemi afruar por nuk ka shumë kohë. Përfitoj nga rasti që nga Këshilli Politik, që toni ishte pozitiv.’’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb