TIRANË- Në sajë të ruajtjes së sigurisë në rrugë, policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve ‘rebelë’.

Kështu, gjatë një kontrolli të ushtruar në Tiranë, policia ka ndaluar tre shoferë, të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË
Policia Rrugore e Tiranës me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore, gjatë fundjavës intensifikon prezencën dhe kontrollet për konstatimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin mjetin pas përdorimit të pijeve alkoolike. Nga kontrollet u evidentuan nivele të frikshme të alkoolit si: 2,30 mg/l, 1,60 mg/l etj;
Në rrugën “Konferenca e Pezës” u verifikua se shtetasi me iniciale I. Q. 44 vjeç, drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 1,60 mg/l.
Në rrugën “Muhamet Gjollesha” u verifikua se shtetasi me iniciale A. L. vjec 46, drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 2,30 mg/l.
Në rrugën “Marije Kraja” u verifikua se shtetasi me iniciale F. P. 28 vjeç, drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0,71 mg/l.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb