Toka do të ketë një vizitë të papritur sonte në mbrëmje.

Në fakt, rreth orës 20:31 do të ketë një kalim jashtëzakonisht të afërt të një asteroidi të vogël me një diametër prej tre metrash, i cili u zbulua vetëm më 9 prill nga teleskopi ”Pan-Starrs 2” në Havai.

Shkëmbi kozmik, i quajtur 2024 GJ2, do të kalojë vetëm 12 320 kilometra nga sipërfaqja e Tokës (e barabartë me 3% të distancës Tokë-Hënë), duke udhëtuar mbi Australi me një shpejtësi prej 14,4 kilometra në sekondë.

”Ngjarja, sado interesante, nuk do të sjellë ndonjë rrezik ndikimi”, shkroi Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) në një postim në X.

Asteroidi do të kalojë mirë brenda orbitës së satelitëve në unazën gjeostacionare.

”Në këtë distancë, graviteti i fuqishëm i Tokës do të ndryshojë ndjeshëm orbitën e asteroidit rreth Diellit”, shpjegon ESA.

”Sado afër që të jetë, kalimi i asteroidit të vogël nuk përbën asnjë rrezik”, theksojnë ekspertët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb