Ylli i muzikës latine, Jennifer Lopez, solli më në fund projektin e paralajmëruar muzikor “Cambia El Paso”. Kënga është një bashkëpunim më Rauw Alejandro dhe në ritmet e gjalla, flet për të ecur përpara pas një ndarjeje.

“Ai nuk e meriton ta ketë në krahë, ajo e di këtë”, këndon Jennifer në spanjisht. “Jeta jote tani është më mirë pa të, nuk të duhet dikush për t’u ndierë mirë”, vazhdon ajo. Lopez i ka ngacmuar shpesh fansat për këtë bashkëpunim. Ajo ka folur për të duke thënë se lidhet me të ecurit përpara pas një marrëdhënieje ose kur diçka nuk shkon mirë, gjithçka duhet të bësh është të ndryshosh hapin. Dhe të kërcesh.

Videoklipi i këngës është xhiruar në Majami, por pritet ende të publikohet, ndërsa versioni audio gjendet në YouTube. Sipas një burimi për “People”, Jennifer dukej rrezatuese dhe plot energji në xhirime, edhe pse qëndroi atje për më shumë se 9 orë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb