Një qytetare ka rrëqethur të pranishmi në protestë me historinë e saj.
Për herë të dytë ajo është ngjitur në podium për të rrëfyer historinë e humbjes së djalit të saj. Protestuesja tha se plaga nuk i është shëruar, por do t’i shërohet kur vendi të çlirohet nga zgjedha e pushtetarëve që kanë mbjellë krimin kudo.
Gjithashtu ajo i kushtoi disa vargje atdheut.
“Kam qenë dhe një herë në këtë tribunë dhe kam shprehur dhimbjen për humbjen e fëmijës.
Dhimbja nuk është shëruar, Do të shërohem kur ky vend të cclirohët nga zgjedha 35-vjeccare e këtyre që kanë hedhur krimi në shkolla, në rrugë, në spitale, te rinia, te fëmijët tanë.
Sot kam ardhur me disa vargje kushtuar atdheut tim: “Një copëz atdhe”, tha jo dhe vijoi me vargjet.
