Një i ri në fjalën e tij në podiumin para Kryeministrisë ka deklaruar se ata janë në shesh prej 20 ditësh sepse i thërret kombi.
I riu deklaroi se Rama i kërcënon protestuesit pasi ka frikë nga e vërteta.
Protestuesi tha ndër të tjera se nëse kryeministri Edi Rama nuk është me popullin atëherë rruga më e ndershme është që të hapë rrugën.

“Sot është dita e 20 e protestës dhe ne jemi këtu, nuk i përkasim asnjë partie politike, na thërret kombi dhe ne i përgjigjemi.
I kujtojmë kësaj qeverie se pushteti është i përkohshëm, Shqipëria s’është pronë private e askujt. Kur një kryehajdut sulmon qytetarët tregon se Rama ka frikë nga e vërteta, llogaridhënia dhe zëri i shqiptarëve.
Po tregojmë qytetari dhe jemi këti për të drejtat tona.
Kemi një qeveri që na ka premtuar transparencë dhe na ka dhënë arrogancë, na ka premtuar shtet ligjor dhe na ka dhënë dyshime dhe polemika, na ka premtuar zhvillim dhe po ndjejmë se zhvillimi po favorizon vetëm një pakicë të privilegjuar që quhen oligarkë.
Nuk mund të flitet për Eruropën dhe në mëngjes të shpërfillen standardet europiane pasdite, europa sytë dhe veshët i ka këtu.
Shqiptarët kudo ku janë do të vijnë këtu dhe do t’i tregojnë qeverisë se me forcën e fjalës do ta shporrin këtë qeveri.
Nuk mund të kërkosh bebsim kur fjalët dhe veprat nuk përputhen sepse një udhëheqës gjykohet nga pasojat e veprimeve të tij.
Nëse kjo qeveri s’është me ne atëherë rruga më e ndershme është të hapë rrugën sepse asnjë pushtet nuk është më i madh se ligji”, deklaroi protestuesi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: