Një ditë pas protestës së opozitës ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjes me një video promovuese të Shqipërisë.

Në Facebook-un e tij ai ka postuar pamjet nga bukuritë natyrore të vendit tonë. Bashkangjitur videos kreu i qeverisë shkruan se kjo video ka arritur mbi 10 milionë shikime në mbarë botën.

“Mirëmëngjes dhe me këtë video promovuese të Shqipërisë turisitike, që ka shënuar deri tani mbi 10 milionë shikime ne mbarë botën, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama në faqen e tij.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb