Kryesia dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të mblidhen sot në selinë qendrore të partisë.

Mediat e Kosovës raportojnë se takimi pritet të nisë nga ora 11:00.

Mbledhja e strukturave drejtuese të PDK-së vjen një ditë pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ku katër ish-krerë të UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim. Në takim pritet të diskutohen zhvillimet e fundit pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara, si dhe qëndrimet e mëtejshme të partisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: