Fotografia e Lionel Messi projektuar në “Duomo” në reklamën që televizioni kinez në pronësi të kompanisë “Suning” i bënte ndeshjes së fundit Inter-Napoli ka ndezur edhe një herë shpresat e tifozëve zikaltër për të parë veshur me ngjyrat e skuadrës së tyre “Pleshtin”.

933302284.jpg.0
933302284.jpg.0

Zyrtarisht, në fillim Beppe Marotta dhe më pas Antonio Conte këmbëngulën edhe një herë se ky operacion është në kufijtë e së pamundurës. Por kaq nuk ka mjaftuar, që mediat italiane të binden plotësisht. Dyshimet e tyre kanë baza, mjafton të kujtosh transferimin e Cristiano Ronaldo te Juventus, që gjithashtu dukej si fantashkencë. Dhe kush e dirigjoi këtë operacion? Pikërisht Beppe Marotta, në atë kohë drejtues i “Zonjës së Vjetër”. “Për mua do të ishte diçka e jashtëzakonshme të shihja tek Inter një kampion të tillë. Por tani është utopike”, ka thënë administratori i deleguar i klubit zikaltër.

Marotta Ronaldo Luglio 2018 1200x900
Marotta Ronaldo Luglio 2018 1200×900

Ndoshta ai ka harruar, por nuk e kanë bërë këtë mediat italiane, që kujtojnë se këto janë të njëjtat fjalë që Marotta kishte nxjerrë nga goja e tij kur operacioni për transferimin e Ronaldo te Juventus po merrte formë. E thënë ndryshe: Kalimi i Messi te Inter është me të vërtetë shumë i vështirë, por me Marotta të mësuar me goditje të tilla, tifozët zikaltër mund të ëndërrojnë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: