Të paktën një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në një të shtënë me armë në një spital në Wilmington, Delaware, SHBA.
Raportet fillestare tregojnë se një punonjës i spitalit hapi zjarr ndaj dy kolegëve. Policia tha se incidenti ishte “i qëllimshëm dhe i izoluar”. Shefi i Policisë së Wilmingtonit, Wilfredo Campos, konfirmoi se një nga viktimat kishte vdekur. Gjendja e viktimës së dytë nuk ishte menjëherë e disponueshme.
Policia arrestoi të dyshuarin 23-vjeçar në Filadelfia, rreth 64 kilometra në verilindje të Wilmingtonit.
Hetimi për çështjen është duke vazhduar.
