Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot 76-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë me vargjet e Qemal Stafës, përmes një statusi në Facebook.

Përkrah fotos së Qemal Stafës qëndrojnë fjalët e tij të mençura, sic i cilëson Rama: “E vjetra po shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon gërmadhash”.

Qemal Stafa ishte bashkëthemelues i Grupit Komunist të Shkodrës, pjesëtar në takimin e themelimit të partisë, anëtar i Komitetit Qendror dhe sekretar politik i të rinjve.

Gjithashtu shkrues poezish dhe sprovash letrare me pseudonimin Brutus, të cilat u përmblodhën në vëllimin “Qortimet e vjeshtës”. Dita e vrasjes së tij është përdorur si simbolikë për të përkujtuar Ditën e Dëshmorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: