Një qytetar me origjinë nga Kina është shtrirë mbrëmë në Klinikën Infektive në QKUK, i cili po dyshohet se është prekur nga koronavirusi i ri Covid-19.

Pacienti nuk ka simptoma të theksuara të sëmundjes që ka origjinën nga vendi i tij Kina, por pas dyshimeve dhe shqetësimeve që ka pasur është paraqitur në Klinikën Infektive.

Mjekët janë duke observuar gjendjen e tij dhe deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim nëse është prekur nga koronavirusi.

Shtetasi kinez është 28-vjeçar dhe i janë marr mostrat për analiza. Përveç tij janë edhe dy kosovarë që do të testohen për koronavirus të cilët janë të kthyer nga Italia.

“Një shtetas kinez 28-vjeçar, një femër 27-vjeçare studente në afërsi të Romës në Piaqenza dhe një burrë 39-vjeçar i punësuar në Milano, u janë marr mostrat dhe pritet rezultati i analizave”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Kujtojmë se edhe në ditët e kaluara ka pasur raste të dyshimta në Klinikën Infektive të cilat pas testimeve në laboratorin e Institutit Kombëtar kanë rezultuar negativ dhe janë liruar nga spitali.

/Reporteri.Net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb