Ndeshja e djeshme e Europa League mes Vardarit dhe Rosenborg është ndërprerë për pak momente.

Ai që i la lojtarët pa luajtur në fushë për disa minuta ishte një qen. Qeni vrapoi në mes të fushës së stadiumit Philip II duke shkaktuar të qeshura tek tifozët.

Ishte portieri  i Vardarit Filip Gacevski i cili iu afrua i pari dhe në këtë moment qeni filloi të përkëdhelej, duke u shtrirë e vrapuar nëpër fushë.

Pas disa përkëdheljesh që portieri i dha qenit të llojit “Husky”, u desh ndërhyrja e stjuardëve për nxjerrjen e tij jashtë, të cilët nuk e patën dhe aq të lehtë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: