Një nga 14 spanjollët në bordin e anijes turistike MV Hondius  , të cilët janë në karantinë në një spital ushtarak në Madrid, ka rezultuar pozitiv me koronavirus , njoftoi Ministria spanjolle e Shëndetësisë. 13 spanjollët e tjerë rezultuan negativë, tha ministria.

Pacienti mbetet asimptomatik dhe gjendja e tij shëndetësore konsiderohet e mirë, tha Ministria Spanjolle e Shëndetësisë, duke shtuar se ai po i nënshtrohet testeve shtesë mjekësore dhe rezultatet priten në orët në vijim.

Anija turistike MV Hondius, ku pati një shpërthim rastesh të hantavirusit, u nis sot nga Tenerife, Spanjë, me destinacion Rotterdam, Holandë, pasi u larguan pasagjerët e fundit dhe disa anëtarë të ekuipazhit.

MV Hondius, e cila ka 26 anëtarë të ekuipazhit të mbetur, pritet të mbërrijë në Rotterdam brenda pesë ditësh, sipas informacionit nga kompania e menaxhimit Oceanwide Expeditions.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb