Legjenda e Manchester United, Sir Bobby Charlton ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Lajmi është dhënë nga mediat britanike, këtë pasdite.

Charlton mbahet mend për kontributin e dhënë në triumfin e madh të Anglisë në Kupën e Botës 1966. Në 106 ndeshje për “3 luanët”, ai realizoi jo pak por 49 gola, shifër rekord për atë kohë.

Gjatë impenjimit me gjigandët e “Djajve të kuq”, Charlton ka fituar tre tituj kampionati, një Kupë Evropiane dhe një Kupë FA.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: