Andrij Lunin ishte një nga protagonistët kryesorë të kualifikimit të Realit të Madridit në gjysmëfinale të Championsit. Portieri ukrainas priti dy penallti vendimtare (Bernardo Silva, Kovacic).

Lunin, i cili kreu disa pritje fantastike gjatë 120 minutave lojë, zbuloi sekretin e pritjeve të tij në deklaratën pas ndeshjes epike përballë Manchester Cityt, teksa u shpreh:

Më duhej të rrezikoja me një nga kundërshtarët tanë, duke qëndruar në mes. Dhe zgjodha ta bëja te gjuajtja e Bernardo Silvës. Kishte disa opsione, por unë zgjodha portugezin. Për fat shkoi mirë.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte gjithë skuadra jonë. Ne flasim gjithmonë me njëri-tjetrin, shokët më ndihmuan, gjithashtu stafi teknik. Bëmë një përpjekje të jashtëzakonshme për 120 minuta, luftuam shumë për këtë kualifikim”, theksoi 25-vjeçari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb