TIRANË 

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbardhur detaje të reja nga  vrasja e 25 vjecarit Klodian Rasha nga efektiviti i policisë me inicialet N.H.

Referuar dosjes, në 21:30 të 7 dhjetorit është bërë planizimi i shërbimeve të skuadrës ‘Shqiponja’.  N H. dhe kolegu i tij janë planëzuar me shërbim në territorin e komisariatit nr. 3 dhe kishin kodin ‘Shigjeta 3’

Lala tha se sipas librit të planëzimit të shërbimit rezulton se ata ishin të pajisur me armën e shërbimit, pistoletë, antimplumb, por nuk mbanin kamera trupi.

Pas instruktazhit efektivët e patrullës janë zhvendosur në Laprakë, ku i kanë bërë shenjë një makine të ndalojë për verifikim. Në këtë momentin efektivi N.H është shprehur se ka parë një person që rrinte i mbështetur pas murit dhe kolegu i efektivit N.H i ka bërë thirrje të ndalojë duke iu drejtuar me fjalët ‘o djali ndalo pak’, mirëpo i riu nuk i është bindur duke lëvizur për në drejtim të Zogut të Zi. Në këtë moment, ata kanë nisur ndjekjen e 25 vjecarit nëpër rrugica, por oficeri N.H është kthyer për ta pritur atë të dilte në rrugën kryesore.

Referuar dosjes hetimore, efektivi thotë se në një moment vuri re se 25-vjecari po bënte lëvizje të dyshimta duke menduar se mbante armë me vete.

“Kur doli te rrugica isha mbështetur te muri i servisit dhe kisha fushë pamje të kufizuar dhe i kam qëlluar poshtë nga këmbët” – është shprehur efektivi i policisë. Por kjo alibi e tij sipas organit të akuzës nuk qëndron pasi plumbi e ka kapur në shpinë lart në anën e djathtë dhe diagonal i ka prekur zemrën, plumbi tjetër i ka bërë rrikoshet.

Mësohet se viktima ka shenja në kokë dhe në fytyrë, po pritet akt ekspertimi ligjor, për të sqaruar se nga se janë shkaktuar.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb