Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ foli për protestën në selinë e PD  dhe hetimet e zhvilluara nga Prokuroria.

Ai gjithashtu u shpreh se akuzat e ish-kryeministrit, Sali Berisha se në brenda në seli ka pasur njerëz të armatosur, janë qesharake, pasi sipas tij prokuroria ka identifikuar çdo person që ka qenë i pranishëm.

‘Secili nga zyrtarët e partisë është ftuar të japë shpjegime . Kemi dhënë shpjegimet tona në Prokurori dhe kemi bashkëpunuar që në orët e para. Ndërsa akuzat qesharake të Berishës së kishte vrasës në seli, kemi lejuar Prokurorinë të regjistronte çdo person që ishte brenda selisë për ta  parë nëse ishin apo jo të armatosur. Nuk më tremb asnjë protestë. Mënyra se si Berisha po vepron tregon atë që ne kemi thënë. Ai kërkon të mbajë PD në rrëmujë për të përdorur ato pak përkrahës si mburojë për hallet personale, duke qenë se partia si institucion është distancuar. Ai ka gjetur këtë strategji dhe njëherë thotë do ta marrim selinë me datë 11, tani thotë në një datë tjetër do të shkarkojë Bashën. Demokratët po kuptojnë se rrëmuja e Berishës nuk është në interesin e demokratëve’, tha ai.

Nesër ka takime me mbështetësit nga kreu i PD Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Berisha, a është kjo një formë përballje?

‘Basha nuk e ka më betejën me Berishën. Ajo përfundoi kur të gjitha institucionet u shprehën me votë. E vetmja përballje është me Edi Ramën. Berisha duke qenë se është pakicë, me gënjeshtra vijon retorikën e tij qesharake. Unë di që një njeri i Berishës ka disa probleme në Qipro, nuk dua të futem në emra. Nëse Berisha ka fakte dhe prova për veprimtari të kundërligjshme të kryetarit të partisë, të mos manipulojë demokratët, por me qetësi të sqarojë se kush janë këto veprimtarit të paligjshme. Berisha ka një akuza nga SHBA. Tani çdo ditë hedh në treg akuza qesharake dhe nuk jep asnjë provë dhe ky është mashtrim për të manipuluar demokratët’, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: