Një sulmues i panjohur me thikë ka plagosur tre persona në një qendër tregtare në qytetin japonez të Niigata.

Sulmi ndodhi në qendrën tregtare Riverside Senshu. Sulmuesi fillimisht plagosi dy gra, njëra prej të cilave u dërgua në spital me vetëdije. E dyta ka marrë lëndime të lehta dhe nuk është shtruar në spital.

Sulmuesi është ndaluar në vendngjarje, por një person tjetër ka mbetur i plagosur lehtë.

Policia ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb