TIRANE –Një person i ka shpëtuar një sulmi me armë, pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ku shënjestra e sulmit ishte ulur i vetëm në lokal, kur i janë afruar 3 persona dhe pasi janë konfliktuar me të, e kanë qëlluar 1 herë me armë zjarri.

Por policia nuk ka gjetur në vendin e ngjarjes, as personin e plagosur dhe as gëzhoja plumbash. Dyshohet se autorët e sulmit kanë përdorur një pistoletë me mulli, që nuk lë gëzhoja.

Sipas burimeve nga policia, personi që u qëllua me armë është plagosur lehtë në vesh dhe është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar dy shtetasit kosovarë, Flamur Hoti dhe Anton Azizi, 26 dhe 31 vjeç, të dyshuar se kanë lidhje me ngjarjen.

Momentalisht nuk dihet ende identiteti i të lënduarit, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes. Policia pritet të zbardhë detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje, që tronditi banorët e Rrugës së Kavajës këtë të dielë.

NJOFTIMI I POLICISE
Tek Salla Operative e Drejtorisë së Policisë Tiranë ka ardhur një telefonate se është dëgjuar një e shtënë me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet  e policisë ku është konstatuar se:

Dyshohet se tre persona jane konfliktuar per motive ende te paqarta tek ish-parku i autobuseve dhe njëri prej tyre ka qelluar një here  me pistoletë  në drejtim të një personi dhe janë larguar menjëherë.

Si pasojë e kësaj ngjarje deri tani nuk ka persona te demtuar. Jane shoqeruar dy prej personave të dyshuar te përfshire konflikt. Policia ne vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e rrethanave te ngjarjes.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb