TIRANË

Kryeministri Edi Rama iu ka drejtuar një mesazh deputetëve të PS të legjislaturës aktuale dhe asaj të ardhshme, duke iu dhënë se fitorja në zgjedhjet e 25 prillit është meritë e të gjithëve.

Rama ka shpjeguar dhe datën 12 qershor, e zgjedhur për Kongresin e PS që këtë vit feston dhe 30-vjetorin.

“Jemi të vetëdijshëm për çfarë barre të madhe përgjegjësie dhe për çfarë nderi të pashoq shqiptarët na kanë bërë më 25 prill dhe se ne dimë të jemi në lartësinë e besimit dhe të mbështetjes së tyre.
Në mbyllje fjalën e fundit duke ju parë përballë është se sot jemi këtu të gjithë deputetët, një pjesë e madhe e juaja janë përsëri, një pjesë nuk do të jenë më deputetë por të mos harrojë askush se skuadra jonë ka fituar falë secilit dhe secilës prej jush që jeni këtu. Kjo nuk është një fitore e arritur në kilometrin e fundit, por fitorja e një maratone të vështirë që ka zgjatur 4 vite. Për këtë duhet të bëjmë gjithçka për ta merituar plotësisht atë që shqiptarët tanë na besuan kur votuan numrin 12. Në nder të numrit 12 ta kremtojmë me krenari dhe gjithë dinjitetin që na takon ditëlindjen e PS”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb