Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale. Ai që në nisje të fjalës së tij u ndal te protesta që mbajti dje opozita, ndërsa sulmoi policinë se ka qëlluar me plumba gome drejt protestuesve.
“Janë shoqëruar mbi 50 persona. Një pjesë e tyre nuk kanë marrë pjesë kurrë në protestë. Një pjesë e policëve janë sjellë me rrugaçëri. Janë sjellë si patronazhistë dhe kriminelë. Dje ka pasur një dallim të qartë në qëndrimin e një pjesë të mirë të policisë, që po realizon se mbrojtja e hajdutëve nuk është pjesë e ligjit. Unë i përgëzoj ata. Unë i ftoj policët, që të bashkohen me demonstruesit. Rama është armik i egër i qënies së tyre, i kombit shqiptar.”, tha Berisha.
