Nuk e dimë nëse njerëzit dashurojnë më shumë horoskopin, apo përrallat. Sidoqoftë, kjo listë që tregon se cila është princesha e përrallave të Disney-t, që ju ngjan më shumë në bazë të shenjës suaj të horoskopit, i përmbledh të dyja. “Anabel” publikon princeshat e përrallave dhe karakteristikat përshkruese të tyre.

Dashi- Jasmina, ‘Aladini’
Njerëzit e shenjës së Dashit njihen si miqësorë, të komunikueshëm, që u pëlqejnë ambjentet e jashtme dhe të luftojnë fort për atë çka besojnë. Dhe princesha Jasminë tregon shumë guxim, kur shkon në pallatin e babait të saj sulltan, për t’i thënë se ajo nuk është një trofe për t’u dorëzuar! Dashët janë në ndonjëherë shumë të ndjeshëm e lëndohen shpejt, pasi mund të besojnë më shumë se ç’duhet, si përshembull Aladini i cili e bën Jasminën të besojë se është një princ. Por ajo, si një Dash i vërtetë, nuk i mbajti mëri për shumë gjatë.

Demi- Hirushja

Hirushja, si të ishte një Dem, e pranon rolin që i japin pa u ankuar. Ajo kryen çdo ditë detyrat që i caktojnë, pa thënë asnjë fjalë. Njerëzit e shenjës së Demit janë të dhembshur, të besueshëm dhe mund të mbështetesh tek ta: këto janë cilësitë që shfaq edhe Hirushja. Ndonëse trajtohet si një robinë nga familja ku jeton, ajo nuk e ngre zërin për veten e saj, duke treguar përulje ndaj punës, një veti që e kanë Demat, të pajisur me një forcë të madhe ndjenjash.

Binjakët- Anastasia
Binjakët njihen për paqëndrueshmëri, dhe kanë një prirje për të qenë të shumanshëm, ndonjëherë deri në mish-mash! Anastasia, si të ishte e shenjës së Binjakëve, nuk arrin t’a ndajë dot mendjen nëse dëshiron apo jo të takojë gjyshen e saj. Edhe dashuria që ajo përjeton me Dimitrin është shumë prej Binjakësh; plot emocion, por e rrezikshme.

Gaforrja- Tiana, ‘Princesha dhe Bretku’
Tiana, si të ishte një gaforre, është një heroinë kokëfortë, e cila lufton fort dhe karakterizohet nga përqëndrimi dhe dëshira. Ajo nuk i lë emocionet t’a pengojnë në rrugën e saj, dhe është shumë e aftë për të krijuar një fasadë të fortë. Edhe pse nga natyra është e ndjeshme, si një Gaforre e vërtetë, ajo përpiqet shumë për t’u dukur e fortë si një kuarc.

Luani- Meg, ‘Herkuli’
Një Luan adhuron të luajë rolin e udhëheqësit dhe e urren të mërzitet nga mungesa e argëtimit. Meg, si një Luan i vërtetë, nuk ka drojë t’ia thojë Hadit dhe Herkulit gjërat, ashtu siç janë. Ajo e dashuron Herkulin me gjithë shpirt dhe jepet me gjithë zemër, ashtu siç bëjnë Luanët kur bien në dashuri.

Virgjëresha- Aurora, ‘Bukuroshja e fjetur’
Një Virgjëreshë priret drejt mirësisë, butësisë, nuk i pëlqen zhurma. Njerëzit e shenjës së Virgjëreshës janë shumë të qentë, ndaj edhe Aurora është princesha që i përshtatet kësaj shenje. Ajo ofron shumë mbështetje për të tjerët dhe është shumë e sinqertë; si të ishte një Virgjëreshë e vërtetë.

Peshorja- Rapunzela
Njerëzit e shenjës së Peshores thuhet se janë të paqetësueshëm, gjithmonë në kërkim të asaj që duan më shumë, dhe ky është tipari që karakterizon Rapunzelën, ndonëse çdo ditë të jetës e kalon e vetmuar në majë të një kulle. Njerëzit e kësaj shenje janë më të lumturit kur janë të rrethuar nga të tjerët, ndaj edhe Rapunzela është gjithmonë e dëshpëruar. Si një peshore, ajo i peshon mirë vendimet e saj, kur është fjala për t’u arratisur nga kulla.

Akrepi- Ariela, ‘Sirena e Vogël’
Femrat e shenjës së akrepit i urrejnë kufizimet dhe ndjesinë e pamundësisë për të zgjedhur rrugën e që duan. Gjithçka Ariela kërkon është të çlirohet nga bishti i saj prej sirene dhe të jetojë si një njeri. Ajo i kalon caqet për t’i bërë ëndrrat e saj realitet, saqë bën një ‘pakt me djallin’.

Shigjetari- Pokahontas
Ata njihen për dashurinë për kafshët dhe natyrën , ndaj nuk do të ishte çudi që Pokahontas të ishte me të vërtetë një Shigjetar! Njerëzit e kësaj shenje kanë aftësi shumë të mira në komunikim, të cilat Pokahontas i tregon pasi, ajo përpiqet të ruajë paqen mes fiseve indiane dhe kolonizatorëve amerikanë. Si një Shigjetar i vërtetë, Pokahontas bie menjëherë në dashuri me John Smith.

Bricjapi- Jane, ‘Tarzani’
Njerëzit e shenjës së Bricjapit janë inteligjentë, ambiciozë dhe karakterizohen nga vendosmëria. Këto cilësi pasqyrohen tek Jane. Ajo, së bashku me të atin, ndjek pasionet e saj në thellësitë e xhunglës afrikane. Jane nuk frikësohet nga e panjohura, por e përqafon atë me më të mirat që gjen.

Ujori- Borëbardha
Njerëzit e shenjës së ujorit i pranojnë të tjerët për atë që janë, dhe janë shumë njerëzorë. Borëbardha është shprehimisht një Ujor! Ajo nuk gjykon nga paraqitja e Xhuxhëve dhe as nuk bie pre e ‘urrejtes’ së Inatçorit. Madje, ajo sillet shumë mirë edhe me njerkën mbretëreshë. Krejt si një Ujor!

Peshqit- Bella, ‘E Bukura dhe Bisha’

Bella është shumë krijuese dhe ka një shpirt shumë introvert. Është kokëfortë, dhe nuk bie pre e joshjes së shtirur të Gastonit, sepse ajo sheh përtej shkëlqimit të fasadave. Bella është një mjeshtre e artit; lexuese e shkëlqyer, këngëtare. Si një Peshk tipik, është shumë e guximshme dhe moskokëçarëse, por në situatat kur duhet ruan qetësinë. Asaj nuk i bën përshtypje pasuria, por ndjenjat e të tjerëve, ndonjëherë edhe aq sa të mos mendojë për veten e saj.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb