Secili prej nesh në një moment të caktuar të jetës ka hasur në probleme me mushkëritë. Ka shumë probleme të ndryshme mirëpo më të zakonshmet janë bronkiti, asma dhe llojet e ndryshme të kollave.

Problemet e mushkërive mund të shkaktohen nga infeksione të ndryshme apo nga gjendje tjera, siç janë alegjitë dhe konsumimi i duhanit.

Sidoqoftë, ka një recetë popullore që do ju ndihmojë në zgjidhjen e problemit tuaj me mushkëritë, ky ilaç është i vjetër dhe efikas.

Përbërësit:
– gjysëm kilogrami qepë

– gjysëm kilogrami sheqer

– dy limonë

– 5 litra ujë

– 7 lugë me mjaltë natyrale

Përgatitja:
Fillimisht e marrim sheqerin dhe e vendosim në një enë të metalit, vendoseni mbi stufë, gatuajeni në një temperaturë të ulët dhe përziejeni derisa të marrë ngjyrë kafeje të artë. Pastaj e shtoni qepën e imtësuar dhe e gatuani bashkë me sheqerin, i shtoni më pas ujin dhe i gatuajmë së bashku në një temperaturë mesatare derisa uji të avullohet dhe të ngelet 1/3 e tij. Lereni enën anash që të ftohet e më pas i shtojmë lëngun nga dy limonët e shtrydhur dhe mjaltin. Përfundimisht lereni përzierjen të pushojë pak, e pastaj e tendosim dhe e ruajmë në shishe qelqi.

Si ta konsumojmë:
Është e rëndësishme që të mbani mend të konsumoni një lugë nga ilaçi para çdo vakti derisa të harxhohet e tëra. Nëse edhe pas ëksaj terapie keni probleme me mushkëritë, përsëriteni proçesin e ilaçit derisa t`i shëroni mushkëritë plotësisht.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: