TIRANE- Në nisjen e sezonit të ri të emisionit “Zonë e Lirë”, ashtu siç edhe ia kërkon zakoni, nuk mungojnë surprizat. Arian Çani ka menduar të sjellë në ekran ngjarje të ndryshme të aktualitetit, politikës dhe kulturës ashtu sikurse edhe personazhe të ndryshëm do t’ju shoqërojnë për të rrëfyer e dëshmuar historitë e tyre.
Por ajo çka ra në sy është asistetja e Arian Çanit, pasi ajo nuk është vajza e sezonit të kaluar, por një vajzë tjetër. “Sofia” e re është vetëm 18 vjeç, nxënëse në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.
(el.sp/BalkanWeb)
