Një tërmet me magnitudë 6.9 është regjistruar në verilindje të Japonisë.

Departamenti Kombëtar Meteorologjik i vendit publikoi informacion në lidhje me këtë .

Sipas informacionit, epiqendra e tërmetit ishte e vendosur në Oqeanin Paqësor, në lindje të Prefekturës Iwate, në një thellësi prej 50 kilometrash.

Fillimisht u lëshua një paralajmërim për cunami, por u anulua disa minuta më vonë. Nuk pati raportime për viktima apo dëme. Banorët u paralajmëruan për lëkundje të mundshme pasuese dhe u nxitën të qëndronin vigjilentë.

Një shtab emergjence është ngritur në Zyrën e Kryeministrit japonez Sanae Takaichi për të mbledhur dhe analizuar informacione rreth tërmetit dhe pasojave të tij. Gjithashtu raportohet se kompanitë lokale të energjisë po hetojnë nëse tërmeti shkaktoi ndonjë emergjencë në impiantet bërthamore lokale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb