Edhe një deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Bëhet fjalë për Ardian Shalën, që është edhe kryetar i degës së LDK-së në Suharekë.

Ai sot është pranuar në Spitalin e Prizrenit pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës se është pozitiv në COVID-19.

“Të dashur qytetarë, ka disa ditë që kryetari jonë dhe deputeti juaj dr. Ardian Shala është vetizoluar dhe ishte në pritje të rezultateve nga IKSHPK-ja. Ndërsa sot është konfirmuar pozitiv me COVID-19 dhe është shtrirë në spitalin e Prizrenit në Kliniken Infektive. Gjendja e tij është stabile dhe e qëndrueshme”, ka njoftuar dega e LDK-së në Suharekë përmes Facebookut.

Aktualisht, edhe kryeministri Avdullah Hoti dhe zv.kryeministri Driton Selmanaj, që vijnë nga LDK-ja, janë në vetizolim, pasi para pak ditësh kanë rezultuar pozitivë. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka qenë po ashtu në mesin e të infektuarve, por është shëruar tashmë.

Deputetë të kësaj partie të infektuar me koronavirus janë Arben Gashi, Haxhi Avdyli, Visar Hoti e Kujtim Gashi. Shumica janë shëruar tashmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb