Një ushtar ukrainas ka humbur jetën si pasojë i zjarrit të hapur nga separatistët pro-rusë në rajonin Donbas në lindje të Ukrainës.

Forcat e Armatosura të Ukrainës në një deklaratë theksuan se lidhur me ngjarjen janë informuar zyrtarët e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE).

Po ashtu në deklaratë bëhet e ditur se ushtari ukrainas ka humbur jetën në rajonin Novotoshkivske si pasojë e hapjes së zjarrit nga separatistët pro-rusë.

– Që nga 27 korriku është marrë vendim për armëpushim

Grupi i Kontaktit Trepalësh i përbërë nga Rusia, Ukraina dhe OSBE-ja, lidhur me zgjidhjen e krizës në rajonin Donbas, ka marrë vendimin për një armëpushim gjithëpërfshirës që nga 27 korriku 2020.

Në konfliktet që vazhdojnë që nga viti 2014 mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve pro-rusë të cilët kanë shpallur në rajon të ashtuquajturën pavarësi, kanë humbur jetën mbi 13 mijë persona.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb