Edhe 37 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Kur jemi jo shumë larg, ditës ku do të përcaktohet se kush do të na qeverisë për 4 vitet e ardhshme, kryedemokrati Lulzim Basha, ka renditur sipas tij një nga dështimet e kryeministrit Edi Rama në këto 8 vite.

Kryedemokrati, duke iu referuar të dhënave të ISNTAT, thotë se qarku i Elbasanit është qarku me rënien më të madhe të numrit të popullsisë, e shkak për të sipas tij është varfëria dhe papunësia.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

37 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Cili është qarku me rënien më të madhe të numrit të popullsisë gjatë këtyre viteve? Përgjigja: Qarku i Elbasanit. Sipas ISNTAT, qarku i Elbasanit ka pasur rënien më të madhe të numrit të popullsisë, për shkak të varfërisë dhe papunësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb