Për të kremtuar 100 vjetorin e Bibliotekës Kombëtare, kryeministria sjell për miqtë e librit një ekspozitë të librave të rrallë, të cilët dalin për herë të parë në sytë e publikut falë Qendrës për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili tha se koha që po kalojmë për shkak të pandemisë nuk iu dha mundësinë të kremtonin siç duhet këtë 100-vjetor. Po ashtu, ai foli edhe për projektin e godinës së Bibliotekës së re, i lënë përgjysëm, për të cilin tha se do të realizohet një ditë.

“Koha e keqe në të cilën ky 100 vjetor ndodh na detyron të jemi shumë kopracë në këtë kremtim në aspektin e hapësirave pjesëmarrjes projektimit të një kalendari ashtu siç do të duhet të ishte.

Zgjedhja e bërë me këtë ekspozitë është një dëshmi e rrallë, faktike, e prekshme e një historie të gjatë që kalon shumë shekuj dhe mishërohet në libra, në tekste, objekte që janë ruajtur në thellësitë e organizmit të Bibliotekës Kombëtare.

Shpresoj shumë që miqtë e apasionuar të librit të mund ta vizitojnë, përjetojnë këtë emocion të veçantë. Do të kishte qenë vërtet shumë më bukur të kishim mundësi që këtë 100-vjetor ta kremtonim në godinën e re të Bibliotekës Kombëtare, por fatkeqësisht projekti i nisur me shumë dëshirë dhe i futur në procesin e formësimit të tij, mbase gaboj por edhe pse me maskë, duhet të jetë Persida ajo që shoh në krahun tim të djathtë, kemi punuar sistematikisht për ta futur në rrugë projektin që u desh të ndalej nga tërmeti, edhe sot pasi rrënojat e tërmetit duhen kthyer në shtëpi e apartamente. Pastaj i’u mbivendos edhe goditja e rëndë financiare e të gjithëve për shkak të covid. Megjithatë projekti e ka nisur rrugën e tij, kam besim se do të shkojë deri në fund, nuk e them dot se kur, por jo aq gjatë sa ka shkuar deri më sot”,- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb