TIRANE

Brenda 24 orëve dy femra në Tiranë kanë kërkuar urdhër-mbrojtje për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre. Rasti i parë bën fjalë për një 27-vjeçaren me inicialet E.K., banuese në Kamëz.

Kjo e fundit ka denoncuar kunatin e saj, shtetasin me inicialet Y.I., 43 vjeç, banues në fshatin Marqinet, pasi e akuzon për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Ndërkohë rasti tjetër bën fjalë për një 34-vjeçare, përkatësisht për shtetasen me inicialet R.M., banuese në Paskuqan.

Ajo akuzon burrin e saj, shtetasin me inicialet A.M., 40 vjeç, për dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet për të dyja rastet iu referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb