“E Diela e lotëve”. Kështu tha Papa Françesku, në meshën që po transmetohej në Santa Marta. Ati i Shenjtë pohoi se kjo e diel po jetohej nga të gjithë në mes të urgjencës për shkak të situatës me koronavirusin.

“Unë mendoj për kaq shumë njerëz që qajnë, të izoluar, në karantinë, të moshuar vetëm, të shtruar në spital, njerëz në terapi intensive, prindër që shohin se nuk ka rrogë dhe nuk kanë mundësi që t’i japin fëmijëve për të ngrënë”, tha Papa në fjalimin e tij.

Kujtojmë se dy ditë më parë Papa Françesku mbajti një lutje speciale në sheshin e zbrazët të Shën Pjetrit duke i kërkuar Zotit përfundimin e pandemisë së koronavirusit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: