Gazetari Shend Gashi, i ftuar në programin e drekës në Neës 24 tha se ka marrë oferta nga eksponentë të PS-së që të mos dalë në protestë. Ai deklaroi se në PD ka edhe njerëz që punojnë për Partinë Socialiste.
Teksa komentoi largimin e Marjana Koçekut ai tha se e sheh si shtyllë të Ramës që do të përdorë votat e të pakënaqurve të Partisë Socialiste.
“Jemi bërë me paranoja. Më kanë ardhur oferta nga të gjitha anët e pushtetit për të mos dalë në protestë. Ka eksponentë të PD-së që punojnë për Partinë Socialiste, rrinë ty në periferi. Iu bëj apel deputetëve të PS të heqin mbretin e keq. Neomalsorja më duket shtyllë e pestë e Edi Ramës, do të përdorë votat e të pakënaqurve të Ramës. Unë do të habitesha po të dilte kundër Zegjineja”, tha Gashi.
