Masakra e Buchas, është një nga më të rëndat e shkaktuara gjatë pushtimit rus në Ukrainë.

Në të u gjetën qindra viktima, të shpërndara në rrugë dhe të vendosura në varre masive. Perëndimi reagoi, duke e dënuar ashpër dhe bërë thirrje për hetim, ndërsa shumë të tjerë e konsideruan si gjenocid.

Sakaq, mediat e huaja kanë mundur të identifikojnë një prej viktimave. Bëhet fjalë për Ilya Navalny, që thuhet se është një i afërm i largët i politikanit opozitar rus, Alexey Navalny.

Sa i përket ofensivës së Rusisë në Ukrainë mund të themi se është përqendruar kryesisht në Lindje të vendit, por për herë të parë, që nga nisja e pushtimit, kanë nisur sulme raketore në të gjithë territorin e Ukrainës.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb