Pas një kohe të gjatë mungese në ekrane, këngëtari i njohur Erik Lloshi ka dhënë një intervistë për Vila24 me moderatoren Anila Çela.
Ai ka folur për karrierën e gjatë në muzikë duke mos lënë pa përmendur dhe zhgënjimin që ka patur në momente të caktuara.

“Ka patur persona që unë i kam ndihmuar , janë të shumtë ata të cilëve u kam dhënë dorën. Kur kam qenë në momentet e mia më të mira ka patur njerëz që kanë qenë pas meje nga ana profesionale dhe kërkonin ndihmë. Unë vetë i jam mirënjohës Flor Mumajesit, i jam mirënjohës Kledi Bahitit.

Janë të dy të pandarë për mua dhe më kanë dhënë dorën të jem këtu. Kurse këta që ishin dikur pas meje dhe unë ju dhashë dorën, në momentin që dolën para meje dhe unë kisha nevojë për një fjalë të mirë se bënë. Kjo është gjëja e çuditshme në jetë. Njerëzit janë shumë mosmirënjohës”- tha Lloshi për News24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: