Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona, pasi ishin shpallur në kërkim për ‘Falsifikim’ dhe ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Dorjan Dervishaj, 40 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me dy vjet burg për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, bënë ndalimin e Adriatik Dermishaj, 28 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 11.10.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: