Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Bekim Arifi, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ai ka befasuar me pasurinë e paluajtshme, duke deklaruar një shtëpi në vlerën 500 mijë euro, lokal 300 mijë euro, dhe dy shtëpi të tjera, njëra në vlerën 145 mijë euro dhe tjetra 120 mijë euro, po ashtu edhe një banesë në vlerë 35 mijë euro. Kështu në total pasuria e tij e paluajtshme kap vlerën prej 1 milionë e 100 mijë euro.

Ndërkaq deputeti Arifi deklaron se posedon një veturë prej 1.200 euro.

Të hyrat vjetore të tij duke përshirë pagën në Kuvendin e Kosovës, dy qira nga dy shtëpi në Gjermani, një qira të një lokali në Lipjan dhe një biznis të tij, kapin vlerën mbi 200 mijë euro.

Në total pasuria e deputetit Bekim Arifi kap vlerën mbi 1 milionë e 300 euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb