Në industrinë e pasurive të paluajtshme, klientët e kënaqur kanë më shumë gjasa të krijojnë besim dhe të qëndrojnë besnikë ndaj kompanisë që jua ofron këtë shërbim. Shërbimi i mirë ndaj klientit krijon një përvojë unike për ta, e cila mund të rezultojë në marrëdhënie biznesi afatgjata dhe referime.

Nëse do të pyesnim qytetarët që banojnë pranë “Komunës së Parisit” se cila zyrë do iu mundësonte gjetjen e pronës së tyre të ëndrrave dhe një përvojë shërbimi të jashtëzakonshëm, përgjigjja me siguri do të ishte CENTURY 21 Botaniku.

Ekipi i profesionistëve pranë kësaj zyre ka një moto të përbashkët: “Shërbim në kohë reale ndaj kërkesave të klientëve”.

CENTURY 21 Botaniku u krijua në muajin shkurt të vitit 2014.  Arlinda Kora, Co-Broker e zyrës, na tregon më shumë se si kanë qenë fillimet në një intervistë për Balkan Web: “Si çdo sipërmarrje e re, edhe pse me një vizion të qartë, në fillim ka pasur sfida të ndryshme që lidheshin me faktin që ishte një fushë akoma e panjohur. Tregu ishte i pa informuar rreth industrisë imobiliare dhe kjo e bënte të vështirë për t’i bindur njerëzit që të bashkëpunonin me ne. Por shumë shpejt CENTURY 21 Botaniku nisi të rekrutonte konsulentë shumë të aftë dhe të rrisë performancën e saj.”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Që nga viti i dytë i operimit të saj, kjo zyrë ka qenë zyra që ka fituar më shumë çmime në kompaninë Century 21 Albania për 6 vite me radhë.

Century 21 Albania, kompania më e madhe e pasurive të paluajtshme, operon në 6 qytete: Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda, Shkodra dhe Korça.

Standardi i artë i markës amerikane CENTURY 21 tashmë prej 14 vitesh në Shqipëri, përfaqësohet më së miri me frymën pozitive dhe bashkëpunimin që zyrat kanë me njëra-tjetrën dhe fleksibilitetin në përmbushjen e kërkesave të klientit si prioritet.

Për këtë, Co-Broker e zyrës së CENTURY 21 Botaniku, Arlinda Kora,  tha: “Duke qenë një zyrë kampione prej shumë vitesh, edhe bashkëpunimi me zyrat e tjera ka qenë në një linjë. Me dëshirën e madhe kemi suportuar çdo zyrë të re dhe kemi ndarë eksperiencën tonë”.

Nëse keni menduar të bashkoheni me një ekip profesionist besojmë se Century 21 Botaniku është vend i duhur për zhvillimin e karrierës suaj.

Në mbyllje të intervistës, Arlinda, tashmë prej 8 vitesh në industrinë e pasurive të paluajtshme, tregon se akoma ka nostalgji për rutinën ditore të skuadrës, duke veçuar mbledhjen e mëngjesit ku vazhdojnë të ndajnë me njëri-tjetrin kërkesat, shqetësimet dhe sukseset.

Ajo veçon se: “Çelësi në industrinë imobiliare, dhe besoj në shumë fusha të tjera, është komunikimi dhe shpërndarja e informacionit. Transparenca dhe ndarja e eksperiencës me njëri-tjetrin janë pika të forta në skuadrën tonë”.

Për të gjithë ju që dëshironi të trajtoni pronën tuaj, të gjeni pronën e ëndrrave apo të filloni një karrierë ju ftojmë të vizitoni apo të kontaktoni zyrën CENTURY 21 Botaniku në email: [email protected], në numrin: 0674070377. Gjithashtu, Ju mund të vizitoni dhe faqet zyrtare online për më shumë:

https://www.century21albania.com/en/office/century%2021%20botaniku.html

https://www.facebook.com/Century21Botaniku

https://www.instagram.com/century_21_botaniku/?hl=en

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: