Njoftim Pune Ok
Njoftim Pune Ok

DETYRAT KRYESORE:

  • Kryen cdo ditë pagesat dhe arkëtimet që lidhen me veprimtarinë e shoqërisë mbështetur në dokumentat justifikuese konform ligjit dhe urdhërave të administratorit.
  • Kryen regjistrimet e bankës në kohë.
  • Kryen regjistrimet kontabile të veprimeve të arkës dhe të bankës në programin e Financës dhe rakordon lëvizjet e brendshme midis arkës dhe bankës.
  • Kryen veprimet e regjistrimit dhe kontrollit të xhiros ditore, pret faturen e Tvsh dhe kryen regjistrimet përkatëse në programin e Financës.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT:

  • Të ketë mbaruar shkollën e mesme ekonomike me rezultate mbi notën 8 (kusht minimal), avantazh përbën përfundimi i studimeve në fakultetin ekonomik niveli bachelor (në një nga specialitetet Administrim –Biznes, Financë- Kontabilitet).
  • Të ketë njohuri për programin FINANCA -5.
  • Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë në ketë pozicion ose pozicione të ngjashme.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në adresën e e-mailit:
[email protected]

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb