DETYRAT KRYESORE

  • Mban një regjistër ditor të inventarit të blerë për çdo artikull dhe sigurohet që të rakordojë bilancin me llogarinë e pagueshme.
  • Poston sasinë e stokut aktual të produkteve në sistem si dhe përpilon një raport vlerësimi të inventarit.
  • Rakordon në baza mujore me departamentin e financës inventaret dhe gjëndjen e magazinës.
  • Në bashkëpunim me shefin e kuzhinës nxjerr koston e produktit përfundimtar të menusë.
  • Kontrollon raportin ditor të të ardhurave nga Ushqimi dhe Pijet në raport me ngarkesën klientëve të restorantit/barit.
  • Kontrollon dhe sigurohet që të gjithë artikujt e menusë të kenë receptura përkatëse.
  • Kryen inventarin e gjendjes së artikujve në restorant/bar dhe kontrollon gjendjen e rezervave.
  • Kryen kontrolle të befasishme në të gjitha Outletet e F&B.
  • Organizon në baza tremujore te stokut te mjeteve ne kompani dhe përgatit një raport të detajuar me sasinë e humbjeve dhe/ose thyerjeve të serviseve.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PER KANDIDATIN

  • Të ketë mbaruar studimet e larta në fakultetin ekonomik niveli master (në një nga specialitetet Administrim –Biznes, Financë- Kontabilitet).
  • Të ketë njohuri për programin FINANCA -5.
  • Të ketë eksperiencë në fushën e hotelerisë ose pozicione të ngjashme
  • Të interesuarit të kontaktojnë në adresën e e-mailit: [email protected]

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb