DETYRAT KRYESORE: 

  • Siguron dhe përgatit bazën paraprake të ushqimit për mëngjesin, bufe dhe bankete. 
  • Përgatit dhe gatuan ushqimin sipas recetave, standardeve të cilësisë, standardeve të prezantimit dhe listës së përgatitjes së ushqimit.
  • Të jetë në gjendje të prodhojë një produkt cilësor në kohën e duhur dhe efikase për klientët e restorantit.
  • Ndihmon shefin e kuzhinës në prerjen, paketimin dhe shpërndarjen nëpër pjata.
  • Ndihmon shefin e kuzhinës në mbarëvajtjen e punëve të përditshme.
  • Sigurohet të mbajë gjithmonë higjenë të mirë personale.
  • Zbaton me përpikmëri udhëzimet e shefit të kuzhinës.
  • Zbaton rregullat e sigurisë dhe higjenës së ushqimit.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT: 

  • Të ketë mbaruar arsimin professional për kuzhinier.
  • Të këtë njohuri të shkëlqyera të kuzhinës aziatike vecanërisht në pregatijen e sushi, maki, sakura, sashimi etj.
  • Të ketë minimalisht 3 vite eksperiencë në ketë pozicion ose pozicione të ngjashme, eksperiencat në hotel përbëjnë avantazh. 
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze. Njohja e një gjuhe të dytë përbën avantazh.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në adresën e e-mailit:
[email protected]

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb