Roma siguroi një fitore për infarkt në transfertë përballë Spezia, një ndeshje e vendosur nga një gol i Abraham në minutën e 97-të, pas një penalltie të fituar nga Zaniolo. Titullar dhe 90 minuta në fushë për verdhekuqtë ishte sërish qendërmbrojtësi i kombëtares, Marash Kumbulla, i vlerësuar me notën 6:

“Rrezikon pak kur duhet ti bëjë ballë presionit të lojtarëve të Spezia, në fund arrin t’ia hedh shumë mirë pa bërë gabime”, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 66-të.

Kumbulla
Kumbulla

Në këtë javë të Serie A, Empoli sfidojë Juven me tre shqiptar në formacionin titullar, Ismajli, Asllani dhe Bajrami, por pa mundur të shmangin humbjen 3-2 të pësuar në shtëpi.

Kjo ishte një sfidë e veçantë mbi të gjitha për Asllanin, i cili ishte nën vëzhgim nga emisarët juventin. Në fund të ndeshjes u vlerësua me notën 5,5:

Ismajli Asllani
Ismajli Asllani

“Dirigjon operacionet në mesin e fushës, shpesh shkonte duke i bërë presion edhe lojtarëve bardhezi që kishin topin. Ndeshje perfekte deri në fundin e pjesës së parë kur një top i kthyer lehtë prej tij solli dhe golin e Vlahovic”.

Nuk ishte në ditën e tij më të mirë, Nedim Bajrami, nota 5,5: “U s’postua shpesh në linja, kur u shërbye tregoi shenja të mira në aksionet sulmuese. Në pjesën e dytë flirtoi me golin nga goditja e dënimit, me Bonuccit që e devijojë në traversë”.

Nuk ishte një sfidë e lehtë për Ismajlin i cili duhet të bënte llogaritë me dy “bishat” e Juves, Vlahovic-Kean, nota 5,5.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb